Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Mirëprita në zyrën time Drejtorin e Entit Kombëtar të Banesave z.Stefan Çipa dhe Drejtoren Rajonale në Shkodër znj.Eva Luli, për të diskutuar ndërtimin e një Pallati banimi, i cili do të jetë në dispozicion të familjeve Malësore në nevojë kundrejt një kostoje minimale.
Trualli do të ofrohet nga bashkia Malësi e Madhe dhe së shpejti pritet finalizimi i këtij projekti që adreson një problem të rëndësishëm social.