Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër bën me dije se Autoritetet policore të Malit të Zi kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.
Duke filluar nga data 15 shtator 2021, çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:
1-Test RT-PCR për SARS-COV2;
2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);
3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;
2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.
Theksojmë se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:
1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.