Kryeministri Edi Rama, më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme politike, ka thelluar edhe më shumë natyrën “teknike” apo jopoltike të qeverisë së tij. Aktualisht, në kabinetin që kryeson, duke përfhsirë edhe vetë atë, kryeministri Rama ka 6 persona politikë, përfaqësues edhe në Kuvend të PS- së:
Edi Rama
Mirela Kumbaro
Belinda Balluku
Ulsi Manja
Ogerta Manastirliu
Taulant Balla
Ndërkohë, 12 të tjerë që plotësojnë qeverinë si ministra apo ministra shteti, nuk kanë një mandat përfaqësues në Kuvend, edhe pse disa prej tyre mund të konsiderohet figura jo plotësisht teknike dhe më konkretisht:
Igli Hasani
Ervin Hoxha
Pirro Venga
Petrit Malaj
Bora Muzaqi
Albna Koçiu
Blendi Gonxhe
Anila Denaj
Adea Pirdeni
Majlinda Dhuka
Arber Mazniku
Delina Ibrahimaj
Në pamje të parë, duket se shefi i qeverisë Edi Rama, edhe me ndryshimet më të fundit, po ecën në linjën e plotësimit të një kerkese të liderit të opozitës Sali Berisha, i cili ka kërkuar qeveri teknike në prag të zgjedhjeve të pritshme politike.