Ndryshimet klimaterike janë reflektuar vitet e fundit, ku është parë se basenet e HEC-ve janë përballur me situata ekstreme, herë me tejmbushje nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje e herë më thatësira si kjo që po shihet këto ditë.
Fotot e mëposhtme, tregojnë rrjedhën e poshtme të lumit Drin në afërsi të qytetit të Shkodrës. Dallohet qartë situata në shtratin e këtij lumi. Vulnerabiliteti i shumë vendeve ndaj ngjarjeve shkatërruese të motit, përmbytjeve, thatësirave, stuhive apo ngjarjeve të tjera po vjen në rritje.
Shkalla me të cilën vulnerabiliteti ndaj motit ndikon mbi ekonominë e vendeve varet nga kapacitetet e tyre për ta përballuar atë apo për t’u adoptuar. Treguesit sezonalë të motit në Shqipëri, ndryshueshmëria e motit dhe ngjarjet ekstreme mund të ndikojnë në prodhimin dhe furnizimin me energji.
Duhet bashkëpunuar me ekspertët e motit dhe klimës, në mënyrë që të instalohet rrjeti i sensorëve për nivelin e lumit si dhe një sistem për grumbullimin e parashikimeve rajonale të motit.
Në këtë mënyrë mund të jemi në në gjendje të parashikojnë nivelin e lumit në mënyrë më të saktë, si dhe të masim kohën e mbushjes dhe të shkarkimit të ujit të rezervuarit duke përdorur me efiçencë prurjet e lumit.
Në shumë rajone, bujqësia shqiptare varet ndjeshëm nga ujitja, sidomos gjatë muajve të verës, dhe parashikimet aktuale vlerësojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike, ujitja do të jetë edhe më tepër e nevojshme. /Publikuar në Facebook nga Ervis KRYMBI, pedagog/