Vllaznia e femrave ka njohur dje shortin e edicionit te sivjetem te “UEFA Women Champions League” teksa me 21 gusht do te perballet ne Poloni me fituesen e çiftit Ferencvarosh (Hungari)- Czarni (Poloni).
Ne pamje te pare, ekipi shkodran konsiderohet i favorizuar sepse shorti e ka vene ne grupin me 3 skuadra dhe perpos kesaj ka kaluar direkt ne finalen e ketij grupi, teksa vetem me nje ndeshje mund te kaloje ne turin e dyte te ketij kompeticioni.
Por per presidentin Lazer Matija, ky nuk eshte ndonje favorizim i madh. Sipas tij, kundershtaret e mundshem jane shume te forte dhe duhet pergatitur intensivisht pet t’i kaluar ato.
“Ne pamje te pare mund te konsiderohemi te favorizuar ngaqe nuk do luajme ndeshjen e pare dhe kemi kaluar direkt ne ate qe mund te quhet finale. Por te mos harrojme se shanset per ta kaluar ndeshjen e pare kane qene te medha per ne, ngaqe sipas koeficentit te ekipeve, do te luanim me nje ekip me te dobet.
Kuptohet qe ky eshte njefare favori sepse nuk do ta kemi lodhjen e pare, por kjo nuk do te thpte se jemi ne me prane kualifikimit. Te mos harrojme se perballe do te kemi Ferencvaroshin qe eshte kampionia e Hungarise ose Czarnin, kampionen e Polonise.
Te dyja keto skuadra jane me me shume pervoje se Vllaznia, kane organike te plote dhe jane shume me lart sesa ne sepse kane shume vite qe e ushtrojne kete futboll. Kjo nuk do te thote se ne nuk kemi shanse per te fituar dhe u kualifikuar. Do te bejme te gjitha perpjekjet tona per ta arritur kete objektiv edhe sivjet”- ka thene ai.
I pyetur nese do te kete perforcime Vllaznia para ndeshjeve te “UEFA Women Champions League”, presidenti Matija do te shprehej: “Padyshim qe do te kete perforcime, por po hasim shume veshtiresi. Efekti i pandemise vazhdon te jete prezent dhe ka disa lojtare qe kane refuzuar te firmosin, pikerisht per kete arsye.
Megjithate po bejme çmos qe te gjejme lojtaret e duhura, ne pozicionet ku skuadra ka nevoje te forcohet sepse ne nuk heqim dore nga objektivi jone per t’u kualifikuar per ne turin tjeter”. /ShkodraSport/