Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare valltarja e njohur, Liljana Cingu, e nderuar edhe me titullin “Nderi i Kombit”.
“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.
Cingu është nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.
Interesant eshte koencidenca me një tjetër yll të valles shqiptare, Besim Zekthi. Sot është pikërisht dita e lindjes së tij (ndarë nga jeta në 2020) dhe po sot, do të regjistrohet dita e ndarjes nga jeta të Lili Cingut.