Vllaznia luan nesër në shtëpi ndaj Laçit, njërës prej dy skuadrave të vetme që i kanë shkaktuar humbje në këtë kampionat. Si rrjedhojë, duket se ka ardhur momenti “për të marrë hak”.
Vlerësimi për kundërshtarin duket se është maksimal në kampin shkodran, megjithatë sulmuesi Demir Imeri në një prononcim të dhënë për gazetarët ditën e sotme është shprehur se ka ardhur momenti që Vllaznia të rikthehet tek fitorja.
Dy ndeshjet e fundit i kemi bërë në kushte jo të përshtatshme. Kanë qenë 180 minuta në shi dhe nuk kemi dhënë atë që duhet në fushën e lojës, por megjithatë kemi patur intensitet në lojë. Nesër ndërkohë luajmë në shtëpi, ndaj një ekip shumë të fortë dhe me eksperiencë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj të marrim tre pikët”- është shprehur Imeri.
LEXONI EDHE: “Vllaznia nesër luan vetëm për fitore”, Jonuzi “kërcënon” Laçin: Nuk ta kemi frikën…
Edhe në ndeshjen e fazës së parë në fakt, Imeri pati mundësinë të shëmonte para laçianëve dhe nëse do të kishte ndodhur kështu, edhe takimi mund të kishte marrë rrjedhë tjetër. Por topi u pat ndalur në traversë.
I pyetur nëse do ta dëshironte një gol në këtë ndeshje ngaqë ka disa ndeshje që i afrohet por nuk po arrin të shënojë, ai do të shprehej: “E rëndëishme mbi të gjitha është që ekipi të ecë mirë dhe shpresoj pse jo, edhe të shënoj”.
VIDEO E DITËS- Konferenca për shtyp e trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç para ndeshjes me Laçin