Tashmë është sigurt, Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Diçka e tillë u konfirmua nga vetë agjenti i lojtarit, i cili tha se sezonin e ardhshëm mbrojtësi shqiptar do të luajë diku tjetër.
Menjëherë pas fjalëve të agjentit Mario Xhiufredi, kanë nisur të qarkullojnë lajme skuadrën e ardhshme të mbrojtësit.
Gazetari i njohur italian, Nikolo Shira, së fundmi ka njoftuar se për shërbimet e Hysajt kanë shfaqur interes dy klubet e mëdha franceze, Olimpik Marseja dhe Lioni.
Të dy këto klube janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe kanë hedhur sytë nga shkodrani, të cilin do tentojnë ta bindin për ta marrë në skuadrat e tyre respektive.