Zhaklina Gjolla nuk do të jetë më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Natën e djeshme, moderatorja kërkoi të largohet nga gara, ndërsa gjithçka iu komunikua pjesës tjetër me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.
Kujtojmë që gazetarja pati një përplasje me aktoren Olta Gixhari. Në një bisedë me Amosin, Olta Gixhari është shprehur se Zhaklina i është afruar disa herë dhe i ka hedhur helme.
Olta: Ka ardhur disa herë të më hedhë helme dhe unë nuk i kam kthyer përgjigje. Pra e durova, shkova dhe e përqafova, kshuqë mendoj se durimi ka një kufi.
Amosi: Unë mendoj se ju keni nevojë të diskutoni me njëra-tjetrën.
Olta: Nuk dua more. Unë vij këtu bëj punët, ajo më vjen afër merr tharësen dhe than flokët. Okej shumë mirë, nëse është loja e saj, okej por është e neveritshme si lojë.