Armando Broja është heroi i dy ndeshjeve të fundit, sidomos në atë me Hungarinë, ku shënoi golin e fitores, por edhe ndaj San Marinos.
“Unë jam lindur në Angli, pak larg Londrës, së bashku me dy motrat e mia, por familja ime, mami dhe babi kanë lindur në Koplik, ne jemi malësorë. Përpara një viti e ca që do të luaja për ekipin A të Shqipërisë, më kërkoi përfaqësuesja e Anglisë U-21, por unë zgjodha Shqipërinë, për veten, por edhe për babin dhe mamin.
Ka qenë gol shumë i vështirë, kur pashë videon pas ndeshjes, vura re edhe Uzunin, por në atë moment në lojë nuk e kisha parë. Kam qenë duke dribluar, i ika mbrojtësit dhe gjuajta në portë. Ajo gjuajtje hyri gol dhe më ndihmoi Zoti aty”, deklaroi Broja për “Top Channel”.