Vllaznia është kampione e dimrit për sezonin 2020-2021. Me në krye trajnerin Thomas Brdariç shkodranët kanë surprizuar gjithë rivalët e Superiores.
Sot, kuqeblutë triumfuan me rezultatin 5-1 ndaj Skënderbeut e për këtë tekniku i Vllaznisë deklaroi për mediat:
“Që në momentet e para kemi bërë një ndeshje të mirë. Nuk i kemi lënë asnjë shans për të humbur. Nga fillimi e deri në fund, ishte një organzim përfekt i takimit.
Formula e suksesit? Ne kemi 20 lojtarë. Secili prej tyre ka qenë gati për të qenë gjithmonë në fushë.
Çfarë mund t’iu ndalë? Në skuadër luajnë të gjithë. Lojtarët argëtohen në fushë. Ata kanë dëshirë të luajnë së bashku. Kjo është shumë pozitive për ekipin tonë.
Merkato? Nuk kemi asgjë të veçantë, por megjithatë do të largohen 2-3 lojtarë. Pra kjo është e re, por nuk ka diçka të fiksuar. Në këtë merkato kjo do të jetë, 2-3 futbollistë që largohen.
Formacioni? Nuk janë vetëm pikët të rëndësishme, por edhe sistemi i lojës. Ne duhet t’i përshtatemi kundërshtarit ndeshje pas ndeshje “, tha ai.