Faleminderit të gjithëve për fjalët në komente gjatë ditës së djeshme. Keni qenë me qindra. Dua t’ju falenderoj një për një të gjithëve për ndjeshmërinë ndaj kësaj kauze si dhe për vlerësimin ndaj meje, (nganjëherë i ekzagjeruar). Dy gjëra shkurt.
Në këtë histori nuk ka heronj. Ka vetëm persona që kush më pak e kush më shumë, bënë të mundur kthimin e këtyre familjeve. Unë nuk bëj pjesë tek personat për tu falenderuar. Përkundrazi, jam falenderues, bashkë me ju, atyre që bënë të mundur këtë operacion kaq delikat.
Gjëja e dytë ka të bëjë me atë që së bashku me disa prej jush, na bashkon. Profesioni i gazetarit. Personalisht, nuk kam aspak se si të pretendoj të kontaktohem nga autoritetet për të ndjekur operacione të tilla.
Nuk jam i atashuar në asnjë media shqiptare për të patur këtë “privilegj”. Por e shoh të turpshme, të pamoralshme dhe skandaloze se si për të dytën herë, qeveria shqiptare bën gjoja sikur ruan sekret operacionin dhe në fund zgjedh vetëm një media që preferon.
Këtu nuk keni pse e merrni me Metin. Ai është një koleg i cili bën detyrën dhe jo dizenjator preferencash. Këtë e bëjnë “mjeshtrat” e zyrave të kryemjeshtrit. Një metodë fyese për të gjithë klasën e gazetarëve por njëkohësisht edhe legjitimim i konkurrencës së pandershme.
Për këtë, dje gjatë ditës, jam munduar që çdo informacion nga terreni, ta ndaj jo vetëm nga FB por edhe me mesazhe me kolegët. Faleminderit! /Nga Taulant KOPLIKU, publikuar në Facebook/