Shkruan në Facebook Gjon GJEKA, gazetar: Zakonisht nuk flas mirë për drejtues të asnjë rangu në Polici por duhet të them një të vërtetë. Një rast i paprecedent kur një drejtues i ndershëm sulmohet për faktin se nuk bën kompromis me bandat, madje as me pushtetarët, këta të fundit e sulmojnë me të gjitha menyrat duke saju çdo lloj akuze me dashakeqësinë që i karakterizon, sepse për pushtetarët nëse dikush nuk është me ta duhet patjetër të shpallet armik.
Sa për dijeni, komisariati i policisë Vau i Dejës (nëse mund të quhet i tillë) mbulon një territor tejet të madh nga kufitjë e Shkodrës, Pukës, Tropojës dhe Lezhës ndërkohë që përbëhet nga një trupë me më pak se 10 efektiv dhe dy a tre mjete tejet të amortizuara dhe është komisariati me rezultate më të mira në Shqipëri.
PS: përfundimisht duhet ta besojmë se në këtë vend nuk i duan njerëzit e përkushtuar dhe të pamanipulueshëm por duan “yes man”- a dhe “rroftë partia”.