Konspiracionisti Alfred Cako ka reaguar për vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj. Çako dyshon se vdekja e tij mund të jetë në mënyrë misterioze.
Në një postim në rrjetet sociale, Cako shkruan se me Myftarajn grindej shpesh, por të dy bashkoheshin tek pika për “Shqipërinë e madhe”, veç se Cako mendonte se kjo gjë do të vinte nga Iluminati, ndërsa Myftaraj besonte se këtë gjë do e realizonte Moska.
“Paska vdekur miku im i kahmotshëm Kastriot Myftaraj, ndoshta në mënyre misterioze por mbetet për t’u parë. Përkundër polemikave që kisha me të dhe grindjeve që kemi pasur kohëve të fundit, mund të them se jemi pajtuar në një pikë:
Ajo tek Shqipëria e Madhe, vetëm se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyrat e Moskës kurse unë mendoj akoma se ajo vjen nga zyrat e Illuminatit.
Në fund fare ishte njeri i mirë dhe atdhetar i fortë i Shqipërisë. Ju lehtësoftë shpirti i tij me dritën e Perëndisë. Të gjithë do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nëse jo sot, atëherë nesër po se po. Zoti e Bekoftë Popullin Shqiptar”, shkruan ai.