Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Helidon Bushati në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv deklaroi se OSHEE ka vendosur gjoba për vonesat një mujore të pagesës së energjisë elektrike për banorët e përmbytur të Obotit pasi është tërhequr uji.
Një gjë të tillë drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka e hodhi poshtë duke thënë se në Obot nuk është vendosur asnjë gjobë.
Drejtori i OSHEE Shkodër tregon se si punonjësit e këtij institucioni kanë punuar në kushte të vështira përmes varkave lundruese.
Drejtori i rajonal i OSHEE në Shkodër hedh poshtë edhe akuzat për presione ndaj punonjësve në prag të fushatës elektorale.
Kreu i OSHEE në Shkodër bëri të ditur se fokusi i kësaj kompanie do vijojnë të jenë investimet e ndryshme për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike dhe shërbimi ndaj qytetarëve.
PËR KOHË E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!