Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike ka reaguar për herë të parë pasi humbi zgjedhjet përballë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në rrjete sociale ai falenderon ata që e inkurajuan e votuan, ndërsa shton se ndryshimi nuk duhet pritur nga kafenetë, por duke u përballur me të keqen.
Postimi i Elezit:
Falenderim !
Së pari për ata që më inkurajuan dhe votuan, shumicën pa i takuar dhe as njohur.
Së dyti për atë pjesë të medias, gazetarët dhe opinionistët që më inkurajuan.
Së treti për stafin tim modest prej 4-personash, që përballoi këto 10 ditë fushate të ngarkuar, dhe gjithë vëzhguesit që ndoqën procesin e votimit.
Kujtesë!
Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndenjur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.
Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt, dhe, apo ata që presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo më të ardhmes së ketij vendi.
Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë.