Ditën e sotme, në një gazetë të përditshme shqiptare, ka vijuar rrëfimin inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme. Ai ka treguar për një takim, që sipas tij ka patur në Uzinën e Telave në Shkodër me Jozefina Topallin në vitin 1988. Sipas tij, Topalli punonte si dizenjatore duke dhënë hollësi edhe për veshjen e saj.
Sapo ka mësuar për këtë shkrim, ka reaguar menjëherë ish- kryetarja e Kuvendit, e cila ka hedhur poshtë rrëfimin e Pogaçit. Topalli thotë se nuk ka punuar asnjë ditë në Uzinën e Telave dhe se çdo gjë lidhur me të në këtë rrëfim, është shpifje.
Publikimi i Jozefina Topallit në Facebook
Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua. Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.
Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.
Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.
Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne, as ne uzinen e telit.
Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi. Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove. Sot ndjej vetem neveri.
Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.