Nënë e bir humbin jetën pak minuta pas njëri-tjetrit. Një ngjarje e rëndë është shënuar në famijlan Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit. Sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën nga një atak në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani.
Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.
“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.
Sipas informatave, Luani ka vd.ekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri ne detyre i Kosoves Ramush Haradinaj me nje postim ne Facebook:
Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë! RH