Falë punës dhe përkushtimit të stafit të Spitali Rajonal Shkoder Nënë Fifja po e merr veten, për t’u bërë gati për operacion.
Nuk i kanë munguar vizitat dashamirëse nga të njohur dhe të panjohur që kanë dëgjuar për rastin e saj. Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet kam dhe një verejtje të vogël.
Nuk bëjmë “reklamë” me vuajtjet e tjetrit, por sensibilizim se kjo moshë ka shumë nevojë për dashuri, përkujdesje, përkushtim.
Nuk kemi kërkuar as ndihma nga palët e tjera, për kurimin e saj se nuk kemi pas nevojë deri tani i kemi mbuluar vet, me aq mundësi sa kemi.
Ndaj duke parë gjendjen e shpopullimit dhe braktisjes së moshës së tretë, dua të bëj një propozim publik ndaj Bashkisë Malësi e Madhe, por dhe këshilltarëve, që në planifikimin e buxhetit për vitin që vjen 2025, të planifikojnë një shtëpi për pleq, azil.
Kjo është imediate ma besoni, uroj shumë ta merrni në konsideratë! /Nga Mimoza REXHVELAJ, publikuar më Facebook/