Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Jeffrey Ingram dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH, Kolonel Altin Gjetaj nënshkruam marrëveshjen për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë.
Ajo që dakortësuam pak muaj më parë tashmë ka marrë formë të prerë dhe kam kënaqësinë që një qendër e tillë do të jetë prezente në qytetin e Shkodrës.
Eshtë fakt se bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe aleatit tonë strategjik SHBA është një histori suksesi, mjaft intensive dhe shumë dimensionale.