Pas deklarates se Edi Rames per qendrimin e SHBA lidhur me çeshtjen e vellait te Fatmir Xhafes, ka reaguar Donald Lu.
“Rama te flase ne emrin e tij dhe ne do te flasim ne emrin tone. SHBA po shqyrton akuzat per vellain e Fatmir Xhafes”, tha Lu per mediat.
“Nëse në këtë zhurmë do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën.”, u shpreh me heret Rama.
MUND TË LEXONI EDHE: Rama i përgjigjet Lu-së: Puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të…