Roland Luçi, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ish-trajneri i Vllaznisë ngre dyshime nëse ndeshja e Kombëtares dje me Lituaninë ishte e shitur.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, shkodrani thotë me ironi se është nëse ka qenë e shitur, mirë kanë bërë, pasi skuadra jonë gjithsesi do të humbte me atë paraqitje që po bënte.
“Humbëm apo na mundën?
Pashë mbrëmë një ekip të lodhur që sa filloi loja më dukeshiin tanët si të ishin duke kaluar mundimshëm finishin e ndonjë maratone. Ndërkohë gjithandej qarkullojnë lajme se ndeshja ishte e shitur.
Shikoni: Uroj që jo, po nqs ndeshja është shitur, mirë ja kanë bërë, pse të mos shitej kur ata të pjerdhur se të pjerdhur ishin? Ashtu e kështu ajo do të humbej…”, shkruan Luçi.