Ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të vendosur për masat e reja anti-covid në vendin tonë.
Këtë fakt e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila paralajmeroi zbutje te masave.
Kujtojmë se prej shumë kohësh vendi ynë po përballet ashtu si e gjithë bota me pandeminë e koronavirusit.
Por me përmirësimin e situatës dhe uljes së shifrave të rasteve të infektimeve, duket se disa masa do të hiqen, siç mund të jetë mbajtja e maskës në ambiente publike apo dhe ora policore e cila hyn në fuqi pas orës 22:00, deri në 06:00.