Policia Greke ka njoftuar se, për shkak të një greve që do të zhvillohet do të mbyllet dogana e Kakavijës, duke filluar nga nesër nga ora 07:00 deri pasnesër në orën 07:00. Greva do të zhvillohet edhe në doganën e Kapshticë, duke filluar sonte nga ora 00:00 deri në orën 23:59.
Do bllokohet vetëm qarkullimi i automjeteve drejtë Greqisë dhe anasjelltas. Kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorët.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.