Dita e nesërme shënon zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kështu, Partia Demokratike ka vendosur që takimin e parë ta zhvillojë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00.
Ndërkohë, edhe Partia Socialiste do të hapë nesër zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mitingu i parë do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej” Me pas takimet do te vazhdojnë në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.