Eni Imami, mbrojtësi i Dinamos rikthehet nesër në “Loro Boriçi”, këtë herë si ish. Lojtari sezonin e shkuar ishte pjesë e Vllaznisë, teksa nesër do gjejë përballë ish shokët e tij. Vllaznia dhe Dinamo përplasen nesër në 19:45 për javën e pestë të Superligës.
“Më kishte marrë malli të luaja futboll. Nuk kam pasur kontakte me lojtarët e Vllaznisë, kam zënë shumë miq dhe mezi pres t’i takoj nesër. Shpresoj t’i mërzis në fushë. Do jetë e vështirë sepse kanë ekip të mirë, por ne jemi mirë gjithashtu.
Mungesa e Sofranac? Kemi lojtarë të tjerë për në mbrojtje, me Sofranac jam mirë por do kemi zëvendësues.
Tifozët? Jam i bindur se nesër tifozët e Vllaznisë do mërziten, pasi nuk janë mësuar të shohin skuadrën të humbasë në fushën e vet. Është pak herët për të bërë llogaritë që tani”, tha Imami.