Projektligji për lejimin e shamisë në ambjentet institucionale,shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë.Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste shtëpinë e tij për të mbajtur partinë por me perbuzje sot kur shet Kosovën tek radikalizmi për të mbajtur pushtetin. Kosovarët i thanë “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”!
Bota intelektuale e Kosoves sot ka mundësi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin dritën e iluminizmit para errësirës që imponon çdo mbulim.
Kushdo që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona, e di se cila ka qëndë lënda e parë që Serbia përdorte kundër shqiptarve në ish Jugosllavi.
Po kaq e di se sa përpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur paragjykimet ndërkombëtare dhe pusitë e fqinjëve. Marrëveshjet që Mbretëria Jugosllave dhe shteti i Titos bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosoves, u realizuan për të goditur indin kombëtar dhe duke abuzuar me përkatësinë fetare.
Veshtirësitë që u imponoheshin shqiptarëve për të drejta kombëtare e shkolla në raport me objektet e kultit dhe akuzat për fondamentalizem nga propoganda e Milosheviçit kanë qënë strategjike.Strategjike në menyrë që kosovarët të shiheshin me paragjykim nga perendimi.
Elitat e Kosovës, studentet por edhe qytetarëtt e zakonshëm në 1968, 1974, 1982, 1989,1991,1999 e mbrojten Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga akuzat monstruoze që mund ti vrisnin të ardhmen.Në këtë kontekst Ibrahim Rugova dhe plejada e ndritur e ndjekësve të tij që sot duhet të flasin përsëri kthyen Kosovën me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.
NATO, SHBA dhe Europa bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve, duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosovës si investim i drejtperdrejtë i vlerave perëndimore.
Feja dhe përdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë.Shqiptarët në këtë pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike më avanguardë ” feja e shqiptarit është shqiptaria”,identiteti kombëtar mbi atë religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të lirë,kjo u aplikua edhe në Vlorën e 1912.
Politika shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe harmonisë fetare, ditën kur antarësoi Shqiperinë në Konferencen Islamike, duke qënë në një shoqëri multifetare dhe jo vetëm kaq por edhe laike, ateiste e agnostike.
Së paku kjo pjesmarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skuthëri diabolike që nga ajo ditë e sot.
Kur Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi “Identiteti Europian i Shqiptarve” për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata.
Lindja radikale, ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosovë flisnin për këta intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskesh qënë retorik por real. Por sot të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditën, veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosovës dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuratën e artë që Albin Kurti po i jep.
Liria nuk duhet përceptuar si abuzim për të mbytur vetveten as instrument në doren e një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet.
E respektoj shtetin e Kosovës në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam mesuar që ajo ishte Shqipëri dhe kosovarët shqiptarë që mbase me shumë se pjesa tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqipëtar dhe harmonisë fetare.
Harmonisë fetare si aks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në BE. /Nga Agron GJEKMARKAJ, publikuar në Facebook/