U bënë disa protesta të cilat njëra pas tjetres zvoglohen! Protestuesit gjithnjë e më të paktë e me të zhgenjyer kthen në shtepi. Pra Doktori dhe grupi pas tij janë të ndershem. Ata nuk janë të kapur nga qeveria si disa prej nesh që nuk ju bëmë krah. Prapë Qeveria nuk bie.
Në fakt Basha nuk krijoi frymë se më shumë se i kapur nga Rama konsiderohej totalisht pa autoritet e si i tillë i kontrolluar nga Doktori të cilin nuk arriti ta tejkalonte kurrë as në vese as në virtyte politike.
Doktori është gjithmonë aty në partinë e tij pronë. E themeloi bashkë me shumë intelektual të tjerë po e zaptoi u tregua më i zoti. Ky vit deshmoi që militantet e kesaj partie ai i ka. Me shumë kurajo e guxim ai po perpiqet tu thotë shqiptarve ngrihuni në revolucion kunder një qeverie që në fakt duhej të ishte permbysur me vakt nese opozita do ishte bindese. Ata nuk ngrihen.
Revolucioni nuk bëhet me autobuz po me frymë. Doktori me hallet e veta dhe të familjes së vet këtë frymë nuk e krijon dot me gjithe energjinë dhe inteligjencen kreative që nuk i mungon. Ajo nuk leviz asnjë gjeth me ish- ministra, me një oborr qesharak politikanesh pa identitet, me ish- drejtor e plot perfitues nga ish- pushteti i tij dhe PD-së.
Shqiptaret në shumicë , demokratet po aq nuk ndihen të detyruar ndaj tyre më, as ndaj shumë politikanve të PD që po shkojnë drejt moshes se mesme e pleqerisë të kapur pas drejtimit të saj. Thuhet u rithemelua PD?! Thuhet!! Po çfarë është rithemeluar tek ajo pjese e identifikuar me “Foltoren”?! U rikthye Doktori de jure. Pas tij janë ata që i kanë rëndur gjithmonë. Ndonjë ka filluar ta imitojë edhe kur flet me duar , me gisht, me fraza.
Opozita e ka jetike jo vetem të bashkohet por të purifikohet, të dalë nga interesat e hallet personale të disa individeve, të kthehet në aset publik, të ikë nga folklori drejt seriozitetit, të hapet me konkurrencë e jo të mbyllet me pilotim! /Nga Agron GJEKMARKAJ/