So është 7 prilli, dita kur regjimi fashist i Italisë pushtoi me forcë ushtarake Shqipërinë. Mbasi me hirin e mbretit Zog I, Italia pothuajse e kishte marrë kalanë nga brenda, duke penetruar ekonomikisht, me agjentura, duke e kthyer “de facto” si koloni e si “plasdarm” për agresion në Ballkan, ndërhyri edhe ushtarakisht.
Me rastin e Traktatit të Versajës, Musolini në një artikull ishte shprehur: “Villosni krijoi një Shqipëri si një pistoletë të mbushur në kokën e Italisë. Kaq e kishte rrënjosur këtë në kokë Musolini, sa që në hakmarrje nga kryqëzori i parë zbriti një top, duke shkruar se “pistoletës shqiptare të Villsonit, i përgjigjemi me top”.
Të dy këto foto me diçiturat e tyre, janë nxjerrë nga revista “Tempo” me 7 prill 1939. E Para tregon instalimin e agjenturave dhe partive fashiste, e dyta zbarkimin e topit. /Nga Agron LUKA, publikuar në Facebook/