Largimi në jetën tjetër të personaliteteve politike, shkencore, letrare artistike etj shoqërohet me debate dhe perceptime racionale dhe iracionale. Media krijon shtratin e debatit pro dhe kundra për të shenjuar dritë-hijet e jetës tyre. Dhe me Kadarenë nuk kish si të ndodhte ndryshe. Ai e mbaroi udhëtimin mbi dhe duke lënë shpirtin e lirë në labirinthet e gjykimit, lavdisë dhe mohimit… Në librin e Yuval Noah Harari , “Homo Deus”, në f. 238, lexojmë: The Scientific Revolution proposed a very different formula for knowledge: Knowledge = Empiric data x Mathematics. If you we want to know the answer to some question, we need to gather relevant empirical data , and then use mathematical tools to analyze them.
Paradigma (shembull) e karakterit revolucionar
Kadare qe numri 2, pas Nexhmije Hoxhës tek Fronti Demokratik. Fakti është se ai e çoi të dashurin e vajzes (muzikant) në çmendi! Por, lektisja e shkrimtarit filloi me akuzen publike te Don Simon Jubanit, per daljen deshmitar mikut Priftit. Emri është publik me zë nga Dom Simoni. Inteligjenca e paangazhuar e akuzon se “Dimri i Madh”, glorifikoi Enver Hoxhën. Kësaj akuze i bashkangjitet dhe gazetari i talentuar Blendi Fevziu, i cili pyeti Kadarenë, nëse ish penduar për glorifikimin e Enverit, ndërsa ai iu përgjegj me gojën plot: “Jo nuk jam penduar. Përse të jem penduar?!” Kadare, tha e ç’nuk tha për korifejtë e letrave shqipe, Fishta, Konica, Koliqi etj. Me një zell të flakët partiak zografisi poezi për Stalinin, Enverin e Partinë e tij, duke e ngopur lexuesin me propagandë. Sipas njerëzve që komunikonte, thonë se i kish zët poetët e talentuar që dilnin jashtë formatit të letërsisë angazhuar, duke i “këshilluar” të mos shkruanin poezi hermetike se përfundonin në burg…
Dashuria ndaj vetes e bëri një narcit kokëfortë deri në fund
Përkrahja e Enverit dhe Ramizit, e bëri atë, pendën më të njohur të letërsisë komuniste në Shqipëri. Dritëro dhe pse ishte një talent shumë më i madh se Kadare, në poezi, nuk guxonte të matej me karrigen e tij në Parti. Ndërsa Dritëro (dhe pse ishte komunist) pinte verë e raki si Omer Khajam dhe qëndiste poezi (kritikohei për gotat që rrëkëllente), Kadare ecte përpara nga fitorja në fitore. Shumë kohë para se të bënte udhëtimin në qendër të tokës, u mundua të bëjë dhe rolin e Profetit, duke u bërë thirrje dardanasve, nëse donin Europën, duhet të konvertohen në origjinën e të parëve. Padashur harroi pesë milion muslimanë që jetojnë në Francë, tre milion turq në Gjermani etj…Mbase me qëllim të mirë, aksidentalisht lëndoi keq inteligjencën dardanase. Sipas mendimit tim, askush nuk ka të drejtë të hyjë në zgjedhjen e besimit sepse është personale. Nuk ka thirrje kolektive për ndërgjegjësim, por thirrje personale shpirtërore në besim. Nëse një kristian shkon tek Xhamia për tu bërë musliman, duhet hapur porta dhe pranuar si vëlla. Nëse një musliman paraqitet tek Kisha për konvertim, duhet bekuar si i tillë. Zoti i madh i besoi Abrahamit të jetë baba i tyre. Qoftëse besimtarët nuk e kuptojnë këtë, nuk është faji i babait Abraham, por i femijëve të tyre që nuk e kuptojnë qëllimin e Zotit. Në kapërcyell të ndryshimeve të mëdha, Kadare rrëshqiti rëndë, duke u prononcuar keq për ikjen biblike të shqiptarëve, “Iku jashqitja e kombit!”. Më vonë u bë vetë pjesë e “saj”. Në vitet e mëpasme, ai u mundua t’a shpjegonte këtë prononcimin banal, por u bë më qesharak. Në patosin e Kadaresë, hyri si bodygard kryedhelpra (monstër) e hetusisë diktaturës dhe kërkoi t’a mbronte Kadarenë, duke e nxjerrë “disidentin” më të madh shqiptar !! Çudi, Kadare disident ?! Dhe pse Partia tha , “Bar do hamë dhe marksizëm –leninizmin nuk e tradhëtojmë”, nuk do të thotë se inteligjenca shqiptare ha bar, qoftë dhe ata që padashur i shërbyen PP-së. Megjithëse, ka dhe prej atyre që hanë ferra dhe pështyjnë hunj duke u vetësakrifikuar në stilin mongol. Kjo, o tungjatëjeta, quhet besnikëri dhe sakrificë revolucionare…
Talenti i shkrimtarit dhe flip-flapet e tija politike
Njerëzit që kanë karakter të dobët nuk kanë integritet solid. Por kjo nuk presupozon se karakteri i dobët krijon impakt në krijimtari. Nganjëherë karakteri i njeriut nuk ka lidhje me gjeninë dhe pse jetojnë bashkë brenda një personi. Mund të jesh arktik në mendim dhe komunikim, i pashpirtë në veprim, narcist në jetë, por nuk pengon talentin në rrugëtimin e krijimit drejtë lavdisë. Përkundrazi! Si tokësor, ai nuk pati asnjë mik të ngushtë në jetën e vet, vetëm ai që ka deshirë të gënjejë. Çdo qënie që e rrethonte ishte personazh i letrave që bëhej më vonë gjallesë-komunikuese me lexuesin. Dialogonte me veten dhe manekinët që u vishte kostumet. Mundohej t’i qëndiste dhe kopsiste fjalët si rrobaqepës brilant, si modelist i sfiltatave të mëdha. Politikisht, notoi sa në det, liqen, lumë dhe kënetë. Ai nuk e kishte për asgjë të ngrinte në qiell dhe më pas të sillej sikur nuk të njihte fare. Po sjell një shembull: Ramiz Alia (Ish-Padroni), me të dalë nga burgu shkoi në Francë. Pasi u akomodua në një hotel, i bëri telefon Kadaresë për një kafe ku të qanin hallet e Shqipërisë… just like old times. Kadare iu përgjigj: “Nuk të njoh!” Dikur, Ramizi ishte udhëheqësi tij, bile informacioni bazë i “Dimrit të Madh” (për Rusinë), ia dha Ramizi, i cili ka qenë prezent në takimin e Moskës dhe nxjerrë jashtë nga Krushovi. Ai bëri të njëjtën gjë dhe me Sali Berishën. Me të ardhur në pushtet u bë me Berishën. Pasi ra nga pushteti, u bë me Edi Ramën. Ashtu si në Rambuje me Thaçin, Qosjen dhe Rugovën. Ngaqë Rugovën nuk e preferoi asnjëherë, bëri aleancë me Thaçin e Qosjen. Pas ca kohe grisi aleancën me dyshen e “pavlerë”, duke u lidhur me Albin Kurtin.
Flip-flapet e tija qenë të pafundme
Pendesa shpirtërore dhe një fakt i harruar. Në një intervistë, Agron Gjekmarkaj (realist) solli argument postulatin e perëndimit, “Gjithkush ka të drejtë të ndryshojë!” Postulat qe e kam përmendur dhjetëra herë. Ndër të tjera ai shtoi, -“Kadarenë e shoqërova tek varri i Fishtës”. Në panel ku merrte pjesë Gjekmarkaj, qenë dhe të tjerë… Më bëri përshtypje Fatos Lubonja, i cili ilustroi me fakte dhe profesionalisht ngjyrat e “Gjeneralit të Ushtrisë Vdekur”, “ Dimri Madh” dhe “Pashallarët e Kuq”. Për “Gjenaralin e Ushtrisë Vdekur” sjell një fakt të harruar që nuk është teori konspirative po e vërtetë. Përse Francezët e përkrahën këtë libër që u vlerësua nga “Le Mond” një nga 100 librat e shekullit. Francezët nuk kanë qenë asnjëherë miqësorë me ne, por me serbët ?! Sa për memorje, jo larg !! Ushtaraku francez që pretendon ndarjen e Mitrovicës, shkrojti librin, “Evropa vdiq në Prishtinë.” Dhe këtë libër, serbët e morën si dokument dhe kundërakuzë ndaj Dardanisë… Babai i Hogar që ishte Gjeneral në pension, e porositi të birin: “Nëse shkon atje (Kosovë), mos u bëj shumë i ashpër ndaj serbëve.” Pas Charlemagne dhe Bonopartit, francezët vuajtën lidershipin vizionar duke bërë gabime të vazhdueshme. Ata dështuan në Algjeri, Vietnam e gjetkë. Në Algjeri, kryen krime çnjerëzore duke vënë në dyshim civilizimin e tyre. Gillo Pontecorvo (Italiano-Izraelit) dhe Enio Moricone bënë një film “Beteja e Algjerit” (La Bataglia di Algeri). Film politik (neorealist) tronditi botën me pamjet e tmerrshme të torturave që ushtria franceze bëri ndaj popullit algjerian. Për francezët, filmi “The battle of Algiers ” ishte një akt-akuzë e rëndë që u bë ide fikse (obsesion- sidomos për ushtarakët ), nuk i zinte gjumi. Më vonë, ata u njohën me librin e Kadaresë (që ish botuar tri vite para se të dilte filmi), dhe e perdorën si një armë të fuqishme kundër italianëve. Tit for tat! Italianët u pajtuan me rezultatin një me një, pakt i pashkruar por varrosur thellë në ndërgjegjet e ferrosura të udhëkryqit. Në këto rrethana, francezet ndiheshin debitor ndaj Kadaresë, të cilët ia kthyen borxhin duke e ndihmuar njohjen e tij në arenën ndërkombëtare, dhe pas ca vitesh e kurorëzuan dhe anëtar të Akademisë. Sigurisht, Kadare nuk e kishte idenë çfarë do sillte libri i tij prapa sepse nuk qe Nostradamus. Ngjarjet e mëpasme treguan se krimet e bëra nga francezët në dëm të populit algjerian nuk ishin lojë filmash dhe debate shterpë, por një problem shumë serioz. Algjerianët nuk i kishin shlyer kurrë nga kujtesa torturat çnjerëzore, një ndër ato, djegia gjokseve me gaz dhe vënia e minjve për t’u ngrënë mishin e pjekur ndërsa ishin gjallë. Kjo torturë çnjerzore na sjell në mendje, Henry the VIII, kur dënoi guzhinierin e vet Richard Roose, që akuzohej se ish përpjekur të helmonte Bishopin e Rochester, John Fisher etj. Ai u ekzekutau duke dhënë shpirt në një kazan që vlonte uji. Popujt e fortë nuk i harrojnë kurrë tortura të tilla, sidomos të pushtuesve. Popujt e shtypur mund t’a pranojnë paqen pas luftës, por e ruajnë memorjen të pacënuar dhe jo si disa shqiptarë që pushtuesit i bëjnë aleat, biles i quajnë: vëllezër! Drama Algjeriane e detyroi Presidentin Makron, në emër të Francës t’i kërkojë ndjesë publike popullit algjerian, për viktimat e shkaktuara nga ushtarët francez gjatë kolonizimit. Në veçanti, kërkoi ndjesë për vrasjen e heroit të Algjerit, Ali Boumendjel ( njohur në film si Ali Pyka), në vitin 1957. Pra, në këtë kontekst, Kadare kish hyrë padashur në nje lojë të madhe që i solli shumë benefite…Deponimi i sinqertë i Gjekmarkajt, “E shoqërova Kadarenë tek varri i Fishtes”, na sjell një fakt kokëfortë të pëndesës dhe përulësisë shpirtërore të Kadaresë, ndaj viktimizimit të kolosit Fishta, anëtar nderi i pesë Akademive në botë, shqiptari i parë propozuar nga gjermanët për Çmimin Nobël. Pra, Fishta e meritonte një apologji të pranishme mbi varr, ngaqë Kadare ishte një ndër ata që për 47 vjet e vendosi figurën e Fishtës mbi një qerre primitive fyerjesh. Mendoj se apologjia e pranisë trupore në varrin e Fishtës, ishte një dëlirje dhe jo prononcim akut (ngutshëm si në rastin e pyetjes së Fevziut në rastin e Enverit). Nganjëherë, fjalët dalin nga “limbic System” ku rrëshqasin nga amigdala, dhe jo nga “Cerebral Cortex, prandaj në të shumtën e rasteve befasohemi nga përgjigje të pagjetura.
Mendimet pro dhe ndryshe
Thonë e ç’nuk thonë për talentin që udhëtoi në dy shekuj…Për gjeniun kontraversial flasin kundra dhe pro! Kundra flet klasa që ka vuajtur në kurriz krimin e diktaturës që lau me gjak galeritë, kënetat. Shumë prej tyre vdiqën ose qëndruan gjysmë shekulli nëpër kasollet e internimit, nën dhunën e apelit të derrave që lëpinin lugun e krimit. Kundra qe dhe inteligjenca e paangazhuar, e cila i gjykoi punimet e tija në kontekstin real dhe jo me ngjyrë. Pro kanë qenë ëndërrimtarët që kishin dëshirë të shihnin një dritë në fund të tunelit komunist, të diktaturës proletariatit për të thithur pak ajër lirie. Ata mendonin se Kadare lozte me PP, nëpërmjet metaforave dhe faqeve hermetike…Pro kanë qenë dhe njerëzit që ishin edukuar me brumin e ideologjisë së asaj kohe, të cilët nuk pranonin kurrsesi rekadon e klasë deklasuar me njeriun e ri .
Mendimi im për Kadarenë nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ata që udhëheqin propagandën e vdekjes, janë violinë e parë e saj! Por , asnjëri nuk guxon të thotë se ai ishte i pavlerë dhe nuk bëri letërsi të angazhuar, biles shumë kualitative… Në shekullin e ri shohim një tjetër Kadare , që nuk qe në gjendje të bëjë një vepër serioze konkuruese për të shkëlqyer si Fatos Kongoli . Rexhep Qosja, thotë për Kadarenë, “Ai ishte një ideolog i PP-së. Koha e tij ka mbaruar.” Sigurisht, koha e tij ka mbaruar, ashtu siç mbaroi koha e gjithë mendimtarëve të ndritur që iluminuan universin të njeriut, që lanë prapa dritë dhe dije, përvojë dhe ide të skalitura në kohë e hapësirë. Prandaj ne nuk duhet të jemi nihilist! Kam qenë dhe jam armiku më i madh i nihilizmit! Nihilizmi është më i rrezikshëm se çdo lloj diktature…Nihilizmi nuk ka air, nuk ka konflikt, nuk ka emocion, nuk ka qëllim, nuk ka logjikë, nuk ka të ardhme, nuk ka jetë. Nihilizmi mbetet një hon i errët pa shpirt. Nihilizmi është fshirësja më e pamëshirshme e derrasës zezë përballë nxënësve në auditore…
Thonë se Kadare e bëri Shqipërinë të njohur në arenën ndërkombëtare… Kësaj i thonë logjikë fëmijësh. Shqipëtarët janë kombi më i vjetër i Europës, siç e pranoi më në fund dhe Makron! Ne jemi njohur me Aleksandrin e Madh, Pirro, Teuta, Papa Klementi, Skënderbeu, Marin Barleti, Mehmet Ali Pasha, Aleksandër Moisiu, Mbreti Faruk, Mbreti Zog, Gjergj Fishta, Stan Dragoti, Vëllezërit Belushi, Ibrahim Kodra, Enver Hoxha, Ibrahim Rugova, Danny de Vito, Roberto Deniro, Paul Walker, Bekin Fehmiu, Ferid Murati , (dhë të tjerë që dolen më vonë), duke kulmuar me St.Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobël në vitin 1979, shtatëmbëdhjet vite para se Kadare të pranohej në Akademinë Franceze, arritja më e madhe e jetës tij. Nëse injorantët e shkolluar kërkojnë t’a fillojnë historinë e Shqipërisë me Kadaren, o janë të çmendur, ose bëjnë shaka. Ndërsa unë, preferoj këtë të fundit.
Çmimi Nobël
Mendohet se ai e meritonte “Nobel Price”, dhe pakush i bën një analizë serioze veprës së tij, siç solla më lart thënjen e Harari. Megjithatë, “Çmimi Nobel”, nuk u është dhënë asnjëherë beniaminëve të diktaturave, ashtu siç na shpjegoi shkoqur në Shkodër, Asa Domeij, ish-deputete e parlamentit Suedez në vitin 1992 .
A i bëri nder kombit shqiptar?
Larg gjykimeve pro dhe kundra. Çdo shqiptar që ka berë emër ndërkombëtar i shërben kombit shqiptar. Gjithashtu, figura e Kadaresë. Por, më tepër Kadare, i bëri nder vetes dhe partisë që militoi, duke i bërë partitë motra t’a ndjejnë krisjen e ballafaqimit donkishotesk në luftën me mullinjt e erës. Ndërsa politikanët e botës tretë shuajtën kuriozitetin në dritaren (Kadare) e piramidës hekurt të diktaurës komuniste shqiptare, duke shikuar “arritjet e saj.” Nëse dikush ka dëshire të na e sjellë Kadarenë si Melkizadek, gabon keq! Amerika dhe Europa e dinte faqen e zezë të Xherxhinskit dhe “nuseve” tija dhënë inteligjencës së re shqiptare dhe gjetkë…Tjerat janë përralla me mbret dhe magji shtrigash në interes të mediokërve, gazetave (brenda dhe jashtë vendit) që nuk kanë sensin real dhe që nuk kanë jetuar apo prekur asnjëherë ndershmërisht realitetin shqiptar!
Një mendim i Kierkegaard për gjenialitetin e njeriut
Kam lexuar me shumë vëmendje librin e Harold Bloom, me titull: “GENIUS – A MOSAIC OF ONE HUNDRED EXEMPLARY CREATIVE MINDS.” Ky libër fokusohet në gjenitë që ndryshuan njerëzimin, dhe nga struktura përmbajtësore ngjan më vëllimet e Plutarkut I dhe II. Ndërsa në kontekstin e këtij shkrimi…Në f.198, lexuesit mund të gjykojnë fjalët e filozofit Kierkegaard : “You get too much at last of everything; Of Sunsets , of cabbages of love.” Kierkegaard vazhdon më poshtë : “Geniuses are like a thunderstorm : they go against the wind, Terrify people, clear the air. And is succeeded. Yes, it is certainly did succeed; it succeeded making the next thunderstorm all the more serious.”
Post mortum:
Inteligjenca shqiptare akoma nuk është shkëputur prej traditës lindore…Ca thonë “Ishte një humbje e madhe për Shqipërinë”. Ca të tjerë, “I hëngërt shpirti riqna se i pat shërbyer boll Enverit!” Ndërsa askush nuk përulet me nderim para trupit të njeriut krijues, dhe t’ia fillojë fjalën si qytetar i botës së lirë “Jemi mbledhur për të celebruar jetën dhe veprën e X-Ypsilonit ”, ashtu siç bëjnë popujt e perëndimorë. Kadare pati një jetë të plotë dhe të bukur…Atëherë, përse duhet të bëhemi qesharakë me njëri-tjetrin duke e qarë me degërmia hakanjenash?!…Se kështu i bie të bëhemi, hipokrit me veten, debitor me historinë, dhe hileqar me Zotin. /Nga Alfons GRISHAJ, publikuar në Facebook/