Shkodra pa dyshim ka qënë dhe mbetet në “genin” e saj antikomuniste. Po ashtu ndër shekuj ka treguar vlerat e saj të spikatura historike në fushen e kultures, dijes dhe zhvillimit. Ndoshta ka qënë kjo trampolina, që mbas renies së sistemit diktatorial Shkodra përkrahu pa rezerva pluralizmin politik dhe besoj e shpresoj shumë se Partia Demokratike do të duhej të qeveriste vendin.
Me këtë shpresë e me këtë pritshmeri votuan Partine Demokratike në keto 32 vite edhe për qeverisjen vendore të saj. Por a i realizoj kjo qeverisje priteshmerite e votuesve shkodranë? Mjafton tu referohemi qyteteve apo Bashkive: Malesi e Madhe, Puke, si pergjigje ndaj kësaj pyetjeje. Serish me 14 Maj me voten tone do të vendosim se kush do e qeverisë dhe menaxhojë Bashkinë dhe qytetin e Shkodres.
Kandidati i Partisë Socialiste, zoti Benet Beci garon për drejtimin e kësaj bashkie me ambicien per ti mundesuar Shkodrës vleresimin e zhvillimin e shumë pritur dhe që i meriton. Vlerat njerezore, profesionale e menaxheriale të tij, tashme të njohura për të gjithë komunitetin e kësaj bashkie, janë garancia për nxjerrien e Shkodrës nga prapambetja e për ta kthyer ate realisht në një kryeqendër të bukur e të zhvilluar të veriut të Shqiperisë.Kjo kerkon vizion, projekte e pune konkrete për të cilat Benet Beci ka spikatur prej shumë vitesh. Ata, të cilet duan që pushtetin ta perdorin për të ruajtur privilegjet e pamerituara në kurriz të zhvillimit të Shkodrës, serish do na etiketojnë si hajdut, komunist etj., por nuk besoj se kanë shans ta bindin më votuesin shkodranë per tua falur voten interesave të ngushta të tyre!
Edhe personalisht ndjehem krenare dhe e vleresuar që jam kandidate për anetare të këshillit bashkiak që do dale nga zgjedhjet e 14 majit. Edukata familjare, mirëaresimi dhe eksperianca disa vjeçare në fushen e menaxhimit, gazetarisë e televizionit dhe aktivizmit shoqerorë e politik besoj se do të jenë baza e aktivizimit tim si pjese e ketij keshilli dhe angazhimi im i veçante do të shkoje në qellimin për të iniciuar e kerkuar zhillim e prosperitet për territorin ku unë dhe familja ime banojme gjatë këtyre 32 viteve, që për hirë të vertetes vazhdojnë të kenë ende probleme bazike të pavleresuara e të pazgjidhura! Shkodra meriton më shumë! /Nga Alma MEHMETAJ, kandidate për këshilltare e PS- së për Bashkinë Shkodër/