Në miratimin e Ligjit për Pagën e Ministrave dhe Deputetëve, Parlamenti Shkeli Procedurën Legjislative, Ligji kaloi pa përllogaritur Kostot dhe Efektet Financiare. Presidenti duhet ta kthejë këtë Ligj me Dekret.
Për Miratimin e Sotëm në Kuvend të Ligjit Për Disa Ndryshime në Ligjin Nr 9584, Datë 17.07. 2006 Për Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe Institucioneve të tjera.
Ky ligj ka kaluar sot në Kuvend me sa duket në shkelje të Rregullores së Kuvendit Konkretisht të Nenit 68. Pika 2 / dh ku shprehimisht: Për projektligje me karakter financiar, relacioni duhet të përmbajë efektet financiare të pritshme të rrjedhin prej tij. Kuvendi i Shqipërisë (parlament.al)
Në asnjë dokument (procesverbal të mbledhjes data 23 në Komisionin e Ekonomisë) apo Relacion nuk përcaktohet kosto buxhetore për draftin final të votuar në Komision dhe Seancë. 202305250834491774Raport KEF – Për pagat, shpërblimet dhe strukturat..pdf (parlament.al)
Ligji i miratuar pas Propozimeve dhe Ndryshimeve në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për Financat të datës 23 Maj, nuk është shoqëruar me relacion që reflekton qartë Kostot Financiare. Për pasojë është në shkelje me Procedurën Legjislative.
Më herët Ministria e financave kishte përgatitur një relacion shoqërues për Draftin Fillestar propozuar nga Këshilli I Ministrave ky Draft kishte koeficient rritje pagash ku nuk parashikohej rritje për Ministrat dhe Deputetet.
Efekti buxhetor i draftit fillestar bëhet i pavlefshëm në rastin e Drafti të Miratuar. Këto perllograitje datonin shkurt 2023 dhe nuk korrespondojnë nivelit te rritjes RIA e projektligjit (parlament.al).
Me propozimin e ri ku parashikohen edhe rritje page për Deputetët dhe Ministrat, Kuvendi duhej ti drejtohej përsëri Ministrisë së Financave për një Relacion të ri me parashikime të qarta të efekteve financiare në Kuvend.
Pa siguruar përllogaritjen e qartë e Kostos Financiarë, Kuvendi dhe Ministria e Financave nuk duhet të kishin lejuar Votim të Ligjit.
Shkelja e Rregullores (ligj) dhe procedurës legjislative është edhe më e rëndë kur përkon me raste ku vetë Deputetët janë palë përfituese dhe palë interesi.
Kjo Shkelje e Procedurës Ligjore dhe Paligjshmëri e krijuar do të duhet të korrigjohet me Akt nga Institucioni i Presidentit i cili ka të drejtë ta kthejë më dekret dhe ka përgjegjësi të kërkojë Përgjegjshmëri në Procesin Legjislativ. /Nga Aranita BRAHAJ, publikuar në Facebook/