Po shohim lajme të ndryshme në shumë portale që janë disa të vërteta dhe disa të pavërteta ! Po pse gjithë ky mllef për turizmin dhe për të gjithë industrinë e turizmit në Shqipëri? Pse futet i gjithë bregdeti shqiptar në një thes kur është puna për keq? Pse diskriminohet Velipoja dhe futet në valët e rritjes së çmimeve kur në një kohë është i vetmi plazh që ka 20 vite që çmimi i çadrës është vetëm 500 lek, ku ke mundësi që një person mund të paguaj 20€ në një natë dhe në çmim ka të përfshirë fjetje dhe 3 vaktet e ushqimit dhe është vetëm 100 m larg detit ?
Pse mund të ankohesh kur gjen dhomë ku mund të akomodohen 5 person me çmim vetëm 30€? Si mund të ankohesh ku një kafe mund ta pish me vetëm 80 lek në breg të detit ? Si mund të ankohesh ku një racion peshk deti mund ta konsumosh me vetëm 12€ (peshk i egër) ?
Të gjithë këto çmime vazhdojnë të jenë me vite me radhë në një kohë që rrogat e punëtorëve pothuajse janë dyfishuar dhe taksat janë rritur! Mos ti orientojmë pushuesit dhe turistët drejt vendeve fqinje me lajme të pavërteta por ta promovojmë këtë vend kaq të bukur që na ka dhuruar natyra!
I bëj thirrje të gjithë drejtusve të pushtetit lokal që të dalin dhe të përgënjeshtrojnë këto lajme sepse realiteti është krejt ndryshe! Duhet ti dalim për zot dhe të përgënjeshtrojmë keto lajme të pavërteta që dëmtojnë turizmin dhe qindra e mijëra punëtorë që derdhin djersë për industrinë e turizmit!! Ju bëj thirrje të gjithëve ta vizitoni Velipojën dhe ardhshin të bardhë në plazhin më të mirë dhe më të lirë në rajon!!! Hajde në Velipojë!!! /Publikuar në Facebook nga Ardit BEHRI, këshilltar bashkiak i Shkodrës dhe operator turistik në Velipojë/