Shkodra i ka fituar përherë betejat e saj përballë 1001 të panjohurave, përballë presioneve dhe propagandës boshe dhe mashtrimit të veshur me pushtet për të uzurpuar qytetarinë shkodrane, qytetin simbol të demokracisë, qëndresës, kulturës dhe sportit shqiptare.
Sot JU po kërkoni ti mashtroni shkodranët me premtime dhe fasadën e rilindjes por përpara se ta tentoni këtë gjë i keni detyrim shkodranëve ti jepni llogari !
-Pse u braktis Shkodra në 10 vite ?!
-Pse për dy vite, JU nuk folët asnjëherë për hallet dhe problemet e këtij qyteti, duke u bërë bashkëfajtorë së bashku me qeverinë tuaj !
-Me çfarë morali sot JU do ti ftoni shkodranët t’ju besojë kur në 10 vite kjo qeveri vetëm e vetëm i diskrimonoi, duke e barazuar me bashki të nivelit të tretë, as të dytën jo e jo!
Përpara se ti kërkoni votën Shkodrës, SOT duhet ti kërkoni falje, e nësë jua pranojnë atehërë mund ti bashkoheni si qytetar këtij qyteti duke kontribuar për të mirën tonë të përbashkët, në të kundërt bëni mirë të heshtni dhe të mos mashtroni MË, se në Shkodër kemi një shprehje që me siguri JU nuk e dini por “RRENA I KA KAMT E SHKURTA” dhe kjo ju përshtatet mësë mirë ju dhe partisë që ju përfaqësoni. /Nga Ardit ÇYLYBYLI, publikuar në Facebook/