Duke marrë parasysh eksperiencen e viteve tjera në këtë fushe, dy gjëra vëhen re statistikisht këte vit. E para, që shifrat e publikuara nga qeveria nuk korrespondojnë me rezervimet dhe e dyta, që i ashtuquajturi “turizëm patriotik” ka mbaru njëherë e mirë.
Në tabelat rënditese më poshtë, Kosova nuk përbën as minimumin e duhur që të rënditet në klasifikimin kryesor. Se si i llogarit shoku Edi këto shifra bombastike, unë nuk e di. Ndoshta të gjitha hyrje- daljet nëper dogana, numërohet si turistë…
Mund të themi me plot gojë që, këtë vit ka pasë shumë më pak turistë sesa dy vitet e përparshme, gjithmonë sipas statistikave që kemi në faqet tona si operator në Booking. /Nga Ariston LUKA, operator turistik, publikuar në Facebook/