Gjendja ku ndodhet sot kjo parti është per të ardhur keq. Një parti që nuk arrin të gjejë një intelektual per të marrë drejtimin e kësaj force në Shkodër! Dëgjoj e shikoj njerëz duke bërë fushatë për vota për të marrë drejtimin e kësaj force.
Këta kujtojnë se partia është ndërrmarrje punësimi…dhe shkojnë për të kërkuar punë. A thua kaq poshtë paska rënë Shkodra…? Nuk paska ky qytet me tradita, njerëz intelektualë që ti besohet drejtimi i kësaj partie…?
Politika denigruese e shumë personave ndër vite që vazhdojnë dhe sot e jargaviten për të marrë poste, e kanë çuar në ketë katastrofë Partinë Demokratike! Klane të ndyra brenda kësaj force ndër vite kanë ecur me parullat përçaj e sundo!
Ndër disa vite kemi pa vetëm dy kryetarë që ja pasonin partinë njëri – tjetrit. Po sot a do të kemi përsëri këtë dyshe? Njeri pretendon të jetë përsëri, tjetri nuk po bëhet i gjallë…? Ku ka ikur…? Apo do jetë duke shijuar pensionin e deputetit…?
Kush do jetë kryetari…? Na mungon shumë… /Nga Armando PALI, ish- këshilltar bashkiak i Bashkisë Shkodër/