Nëse i pyesni dhe keni vendosur të diskutoni hallet dhe problemet, do të përgjigjen. Kur vendosni vetë, dhe fakti i ligjshëm shpall “luftën” mes atyre që heshtën ndër vite dhe këtyre që sot bëjnë sikur nuk janë gjallë, të tjerët nuk përgjigjen. I merren mendtë, kanë një përzierje stomaku e i vjen me vjellë e në fytyrë të “qytetarisë” t’ia përplasin.
Në emër të zhvillimit ekonomik, turizmit, punësimit dhe babëzisë së fitimit, këtu çdo gjë blihet. U shkatërruan dhjetra monumente dhe simbolika të qytetit dhe asgjë: të gjithë u pajtuam. Na pëlqeu betoni i kamufluar me ornamente polisteroli.
“Jeta është dollap” thotë një fjalë e urtë. Herë ata, herë ato. Po të tjerët? Të tjerët vuajnë dhe luten. Të paktën të zhvillohen prej së verteti njëherë DËGJESA PUBLIKE. /Nga Astrit FANI, publikuar në Facebook/