Rasti i Partisë Demokratike i parë thjesht si jurist:
1. Legjislacioni është i paplotë dhe praktika e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është e gabuar:
a. Ekziston mundësia që një grup edhe i palegjitimuar të marr partinë me një procedurë jashtë statutore përsa kohë gjykata nuk vlerëson rregullsinë e procesit, kjo pasi praktika nuk detyron gjykatën të thërrasë palët e interesuara apo këto të fundit të ndërhyjnë në proces; praktika gjyqësore nuk lejon ankim, si dhe procesi hetimit gjyqësor nuk thellohet në vlerësimin e gjithë procedurave dhe respektimit të statutit.
b. Ekziston mundësia që një grusht njerëz me procedura dhe manovra të mbajë partinë edhe pse shumica e partisë nuk i ka votuar dhe madje i ka shkarkuar.
c. E njëjta gjë vlen edhe për OJF-të.
Zgjidhja:
1. Duhet ndryshuar legjislacioni për të bërë procesin e rregjistrimit process ku mund të marr pjesë dhe të ndërhyjë cdo person i interesuar.
2. Vendimi i shkallës parë të jetë i ankueshëm dhe njëkohësisht i ekzekutueshëm për të mos lejuar zbrastirë qeverisje në parti ose OJF.
3. Gjykimi në Apel të bëhet detyrimisht brenda një afati jo më të gjatë se 45 ditë dhe në periudha para apo zgjedhore të jetë jo më shumë se 10 ditë njësoj sikurse masat e sigurimit në kuadër të procedimit penal, si dhe jashte radhe.
4. Statutet e Partive duhet të rishikohen për të parashikuar procedura të detajuara mbi mënyrën e thirrjes nga anëtarësia të organeve drejtuese dhe dorëheqja e deklaruar publikisht të quhet fakt i njohur botërisht pa pasur nevoj të materializohet me shkrim me kalimin e një kohë të arsyeshme nga momenti i deklarimit të saj.
5. Lista e anëtarësisë duhet të dorëzohet në gjykatë duke përfshirë edhe listën nominale të personave që përbëjnë organet drejtuese. Depozitimi i listave të bëhet brenda 1 javë nga ndryshimi. Asnjë listë e padepozituar nuk do ketë vlerë juridike për gjykatën.
Demokracia është çfarë vendos shumica, por në të njëjtën kohë, demokracia është procedurë si garanci e rregullsisë etj.
Po pres të lexoj vendimin, pasi shumë janë habitur, por mendoj që gjykata e ka prishur dhe kthyer për rigjykim duke i lënë detyra shkallës parë për të zgjeruar ose përsëritur hetimin apo për të thirrur palë të interesuara në process. Kjo e fundit do të ishte ndryshimi praktikës së deritanishme. Gjithësesi, vendimi është marrë në kushtet e një paqartësie ligjore, por për mua parimet e përgjithshme të së drejtës i lejojnë gjykatës që në shkallë të parë të pranojë ndërhyrje në proces të personave të tretë dhe kësisoj edhe ankim. Ndërkohë, nëse ankimi nuk pranohet, lind pyetja perse Gjykata e Apelit e rikthen cështjen në shkallë të parë? Kjo mbetet pyetja më e rëndësishme që do sqarohet kur të dali vendimi
Zgjidhja aktuale për PD?
Koha për bashkimin e Partisë Demokratike si një nevojë urgjente për vendin jo vetëm për palët në konflikt. /Nga avokat Jordan DACI, publikuar në Facebook/