Çfarë është grushti i shtetit?
Grushti i shtetit është përmbysja nga ana e një apo shumë subjekteve popullore ose të elitës kombëtare, në mënyrë autonome ose me ndihmën direkte apo indirekte të një organizmi institucional (siç mund të jenë forcat e armatosura) në mëyrë të dhunshme të pushtetit në fuqi me qëllim ndërrimin e pushtetit.
Po revolucioni çfarë është?
Revolucioni është një lëvizje e organizuar e dhunshme me anë të të cilit instaurohet një rend i social dhe politik.
Në lidhje me problemet që i (dhe jo u krijuan!) krijuan në Ukrainë, ta quash grusht shteti, sjell që të kriminalizosh atë pjesë të popullsisë që mori pjesë në mënyrë të sinqertë në protestat e sheshit Maidan dhe që me të vërtetë mund të ishte kundër qeverisjes së presidentit të atëhershëm filorus Yanukoviç.
Ta quash edhe revolucion, nuk mundesh dot, duke marrë parasysh organizimin jo në shkallë të gjerë dhe mos instaurimin e një rendi të ri social dhe politik si dhe shtrirjen shumë të ngushtë të kësaj lëvizjeje vetëm në Kiev. Ose më saktë në sheshin Maidan ku u zhvilluan ngjarjet. Sidoqoftë, kjo lëvizje tentohet të konsiderohet jo korrektësisht si grusht shteti!
Po çfarë na ofruan atë kohë (dhe vazhdojnë akoma të na ofrojnë) mediat mainstream?! Na paraqitën skena të tilla, sikur revolucioni ishte shtrirë në tërë Ukrainën dhe se populli i bashkuar si grusht çeliku rreth opozitës (pro amerikane!) ishte ngritur që të rrëzonte regjimin gjakatar të satrapit Yanokoviç. Mendimet e kundërta, ose nuk merrnin hapësirën e duhur mediatike, ose çensuroheshin.
Në një video-intertvistë (“UCRAINA. UNO SCOMODO TESTIMONE”), të gazetari i pavarur Giorgio Bianchi, ai na rrëfen një pikëvështrim tjetër të ngjarjeve në Maidan.
Ai thotë se menjëherë sapo plasën revoltat në Maidan, mori avionin dhe fluturoi drejtë Kievit. Doli nga aeroporti e kudo gjeti vetëm qetësi dhe asnjë shenjë dhune apo shkatërrimi. Ai pa shenjat e dhunës dhe shkatërrimit vetëm tek sheshi Maidan dhe askund tjetër. Pasi vetëm në atë shesh u vranë dhe u masakruan shumë manifestues dhe policë prej shnajperave gjeorgjianë nga hotel Ukraina (siç kanë deklaruar vetë ata). Por, përsëri faji i mbeti satrapit Yanokoviç i cili na paska qëlluar popullin dhe policët.
Po ashtu, Giorgio Bianchi thotë se kjo lëvizje është sikur të ketë ndodhur pranë sheshit Montecitorio në Romë. Giorgio Bianchi është një gazetar i ndershëm, profesionist dhe objektiv që informacionet i merr direkt nga terreni, ku edhe bën foto apo video shumë interesante. Dhe jo si disa gazetarë të tjerë, që rrijnë në hotel me një shishe shampanjë përpara dhe po nga aty japin edhe informacionet. Ndokush edhe me dashnoren (ose dashnorin!) pranë për t’u “frymëzuar” akoma më shumë!
Më pas, gjithmonë sipas mediave mainstream satrapi Yanokoviç u rrëzua nga pushteti dhe në fuqi erdhi një klasë politike demokratike, e cila menjëherë u vu në shërbim të popullit të shumëvuajtur!
Rolin kryesor në këto ngjarje tragjike, e ka luajtur zëvendës presidenti i atëhershëm amerikan Biden, i cili kishte interesa të mëdhaja ekonomike në atë vend. Ashtu si edhe i biri i tij (i paguar me 50 mijë dollarë në muaj!). Biden atë kohë bëri presion të madh që të mbyllej çështja për korrupsion ndaj birit të tij dhe që prokurori i çështjes të pezullohej menjëherë.
U tha dhe u bë! Të gjitha këto ngjarje janë të dokumentuara. Ashtu si edhe deklarata e Nulandit, e cila deklaroi atë kohë se “Qeveria amerikane ka investuar 5 miliard dollarë për revolucionin demokratik në Ukrainë”.
Puna e palodhshme e Giorgio Bianchit për të informuar opinionin me lajme reale dhe jo falco atë kohë (2014-2015), u “shpërblye” nga qeveria ukrainase me deklarimin e tij NON GRATA dhe ndalimin e hyrjes në Ukrainë për 5 vite!
Dikush mund të thotë se “Ti avokat merresh veç me komplotizma”!
Atëherë avokati po ju thotë edhe diçka tjetër. Në qeverinë e re që u vendos nga Amerika dhe partnerët e saj europianë pas rënies së Yanokoviçit, u emëruan edhe TRE shtetas amerikanë. Është hera e parë në histori që Parlamenti ukrainas emëron shtetas të huaj në qeverinë e sapo krijuar! Si Ministre e Financave u emërua amerikanja Natalia Jaresko me origjinë ukrainase, por e lindur në Çikago, e cila atë kohë ishte administratore delegate e fondit të investimeve Horizon Capital.
Ministër i Ekonomisë u emërua bankieri lituan Aivaras Abromavicius, partner i shoqërisë së investimeve East Capital, i cili ka punuar në 20 vitet e fundit në Ukrainë dhe ka mbuluar poste me rëndësi në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kurse Ministër i Shëndetësisë u emërua gjeorgjiani Alexander Kvitashvili, që më parë ka qenë Minstër i Shëndetësisë dhe Punës në Qeverinë e Tbilisit. (“Sole 24 ore” e datës 2 dhjetor 2014). Këtyre ministrave ju akordua nënshtetësia ukrainase nga Presidenti i ri Poroshenko me fanfara e tam-tame përpara se ata të vinin në Ukrainë!
Këto emërime janë bërë nga dy shoqëri të seleksionimit të personelit: Pedersen & Partners e Korn Ferry.
Proçessi i “gjuetisë së kokave (head hunting) është mbështetur nga Fondazione Renaissance, i spekulatorit famëkeq (dhe i kudondodhur!) Soros, i cili ka paguar 82.200 dollarë për mbështetjen e shoqërive në zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. (“Sole 24 ore” e datës 3 dhjetor 2014). Soros madje i deklaroi me paftyrësi gazetarit Fareed Zakaria të CNN-së se “Kishte kontribuar në përmbysjen e qeverisë ukrainase për të krijuar kushtet për një demokraci perëndimore”. (“Sole 24 ore” e datës 3 dhjetor 2014). Me pak fjalë Amerika komisarjoi Qeverinë ukrainase!
Të gjitha këto fakte, janë të dokumentuara dhe jo shpikje të avokatit. Mjafton që të kërkohet.
O njerëz të mirë.
Boll u helmuat nga mediat mainstream.
Thyeni ose fikini televizorat. Filloni të disintoksikoheni sa më parë me anë të mjeteve alternative të informacionit, të cilët janë me bollëk dhe që na paraqesin një pasqyrë dhe realitet tjetër të ngjarjeve.
Nuk jemi më në kohën e Enver Hoxhës me vetëm një kanal informacioni që ishte RTVSH dhe gazeta “Zëri i Popullit”. Pasi t’i besosh sot mediave mainstream:
– duhet t’i besosh faktit që në Ukrainë janë vrarë deri më tani 5300 ushtarë rusë, por asnjë foto prej të vrarëve nuk na jepet;
– duhet t’i besosh video lojës, e cila na u paraqit si luftë në Ukrainë nga RAI;
– duhet t’i besosh fotos ku shihen dy vullnetarë ukrainas me automatikë kalashnikovi prej dërrase në duar;
– ose përgatitjes “ekselente” të një pjesëtari të forcave elitë ukrainase, të cilit i bie karikatori nga automatiku kalashnikov(!);
– etj., et., etj.
Edhe diçka në fund.
Mbrëmë fatkeqësisht e çova televizorin në TV Klan, ku Blendi Fevziu intervistoi edhe një zonjë ukrainase, e cila jetonte që nga viti 2014 në Tiranë. Fevziu i bëri ndonjë pyetje asaj për situatën aktuale.
Por pyetjen kryesore Fevziu nuk ja bëri asaj, që është si vijon: “Çfarë ju dallon dhe ju bashkon juve me rusët”? Pasi Fevziu edhe nëse do prezantonte zonjën si ruse, publiku do e kishte besuar se ajo është ruse. Arsyeja nuk është vështirë që të kuptohet. Menjëherë më erdhi me vjellë dhe ndërrova kanalin e televizorit.
Por, për hir të së vërtetës, TV Klanin e shikoj vetëm dy herë në javë për të parë serialin turk OSMANI, ku na jepen përpjekjet e tija titanike për të krijuar shtetin turk! Uroj me zemër që Osmani t’ja arrijë qëllimit të tij fisnik! Një film shumë mbresëlënës dhe emocionues!…Apo përmbysje e shunshme e pushtetit legjitim!? /Nga Av. Xhabir ZEJNUNI për ShkodraWeb/