Eshtë një fshehje pas gishtit, duke bërë sikur nuk e shohin “elefantin në dhomë” ose vullnetin e demokratëve. Situata e krijuar me papërgjegjshmëri dhe pa pjekuri politike nga ish drejtuesit tashmë të mbetur në minorancë të qartë, kërkon një zgjidhje të vetme: me votë dhe tek antarësia, tek baza, e cila i jep secilit fuqinë dhe mandatin në Partinë Demokratike.
Forca e lidershipit nuk tregohet me masa përjashtimi apo me kallëzime të padenja në SPAK, përkundrazi ato janë shenjë e theksuar dobësie, mungesë kurajoje për të parë në sy realitetin: se kohët dhe realiteti kanë ndryshuar.
Vota e zgjidh këtë krizë, ndërsa arroganca, arbitrariteti veç e thellon, duke tentuar dobësimin e shpirtit të lirë të demokratëve, një cilësi që na ka mbajtur gjithmonë bashkë në këto 31 vjet, pavarësisht momenteve të vështira.
Momenti historik kërkon kurajo për të parë realitetin siç është, larg çdo interesi personal dhe marrjes së vendimeve vetëm në të mirë të pluralizmit në tërësi dhe të familjes tonë politike në veçanti. /Nga Bardh SPAHIA, publikuar në Facebook/