Veprat dhe performancat volumore urbane lindën si nevojë e “thyerjes” së rregullit arkitekturor dhe “heshtjes” që sjell ndërtimi në ide. “Skulptura urbane” është një bashkim artesh si dizajn, arkitekt, skulptor, piktor, grafist etj. Ajo lind si rezultat i një domethënie në ide dhe zhvillohet në formë. Synon të afrojë në mjedis “atë” që hapësira ndërtimore nuk ofron, artin konvencional në hapësirë. Pra:
1- Të ngjizet me vendin ku ekspozohet, të mos rezonojë në absurditet mbi sipërfaqën edhe “sociale” në të cilën do “konsumohet”.
2- Të jetë e lexueshme qartësisht në planin tokësor (nëse vendndodhja nuk ka lartësi dominuese përqark) p.sh. një vepër në majë të kodrës ka shikim nga poshtë dhe duhet të respektojë atë dhe e kundërta.
3- Të jetë e kuptueshme gjerësisht për komunitetin ku ndodhet pasi arti urban s’ është tjetër veteëm se përkatesi e ideve, qëndrimeve, emocioneve, revoltave e komunitetit njerëzor (jo atij artistik).
4- Nuk merr përsipër ide “të mëdha” për më tepër anon nga “estetika e harmonisë” pasi ajo konsumohet çdo orë e minutë në vite dhe bëhet pjesë e kulturës duke ndikuar pozitivisht ose negativisht deri në marrëdhëniet sociale.
Ndryshe nga Tirana ku këto vepra (kujtomë rrethrrotullimin e Kombinatit dhe atë të “Zogut të zi) janë të një niveli poshtë mesatares, në Shkodër u tentua për diçka ndryshe. Është punuar me formën e “fortë” dhe volumore me “bardh e zi” të fuqishme nga dritë- hijet e natyrës. Autori ka gjetur simbolin, plastikën e vepres por ndoshta duhet ti kushtonte vëmendje “përformancës vizive”, e cila ka vetëm një pikë shikimi të kuptimtë, atë nga lart.
Gjithsesi tendenca për të zhvilluar këtë art duhet parë pozitivisht dhe në proçes.