Funksioni i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i është transferuar Bashkisë Shkodër pas reformës territoriale/administrative të 2015- ës me një sërë problematikash. Pati edhe vonesa në nxjerrjen e kuadrit ligjor për këtë funksion si dhe transferimin në pronësi të aseteve dhe inventarëve të shërbimit.
Fondet e akorduara për këtë funksion të ri, ishin të pamjaftueshme për mbajtjen në gadishmëri të plotë të pajisjeve dhe teknikës së shërbimit të mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit. Në transfertën specifike të këtij shërbimi nuk ishin parashikuar fondet për pagesën e orëve shtesë të kryera nga punonjësit e MZSH-së. Përballimi i këtyre pagesave për sezonin veror, u bë me fondin rezervë të bashkisë Shkodër.
Në zbatim të funksionit të deleguar, struktura organizative e MZSH-së kërkon minimalisht miratimin e shtimit të organikës sipas standardeve te Sherbimit. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të drejtorit te MZSH-së dhe ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500- 2000 banorë.
Në proporcion me numër të popullsisë (mbi 200 mijë banorë dhe vetëm 36 punonjës aktual të stacionit, raporti është 1 punonjës për 6 000 qytetarë), pra 3 here me pak. Strukturat e MZSH Shkodër financohen nga Transferta Specifike qeveritare për këtë qëllim. Bashkia Shkodër prej mëse tre vitesh financon nga të ardhurat e veta buxhet shtesë (dhe është ndër të vetmet bashki në Shqipëri që e bën këtë) për financimin për paga të pambuluara, shpenzime operative të pambuluara, investime në mjete dhe godina, blerje pajisje operacionale.
Situata krahasuar me atë kur ky sherbim është marre në dorëzim ka ndryshuar shumë, qoftë në sajë të mbështetjes, por edhe organizimit më të mirë. Trupa jonë e MZSH- së është ndër më të mirat dhe të trajnuarat në programe ndërkombëtare në Shqipëri. MZSH Bashkia Shkodër shërben edhe në ndihmë të njesive të tjera vendore.
Keshtu MZSH sherben sa herë është e nevojshme në Bashkinë e Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Pukës, Fushë- Arrezit, Laçit, Lezhës etj. Për sherbimin e kryer MNZSH nuk paguhet. Është e domosdoshme që të vijohet insistimi për rishikimin e vendimit të Këshillit Ministave për shpërblimin për punën e kryer, në mënyre që MZSH të paguhet për detyrimet që janë të pa përmbushura nga ana e qeverisë.
Për rrjedhojë bashkia Shkodër duhet të ketë të paktën 100 punonjës shpëtimi. Kjo strukturë është e pamundur të mbulohet nga transferta specifike e përcaktuar me ligj për financimin e sherbimit. Automjetet zjarrfikëse të trashëguara nuk do të kishin mundësi për të kryer asnjë nga ndërhyrjet që reparti MZSH kryen çdo ditë me përkushtim.
Duke marrë parasysh të gjitha këto problematika Bashkia Shkodër ka qenë e angazhuar me të gjithë partnerët e mundshëm ndërkombetarë për të përmirësuar situaten e trashëguar dhe të pa mbeshtetur me asnjë fond nga qeveria. Disa nga donacionet e përfituara nga Bashkia Shkodër nga partner të huaj:
Shoqata e zjarrfikësve të Skocisë IFRA – automjet zjarrfikës kamion me marke VOLVO
Ministria e Brendshme Italiane
3 AUTOMJETE ZJARRFIKES FIAT IVECO
UNIFORMA 115
HELMETA REZISTENTE PËR NDËRHYRJE 20
KËPUCË REZISTENTE PËR NDËRHYRJE 30NGA
KOMPLETE KUNDRA SHIUT 70
BLUZA REZISTENTE NDAJ ZJARRIT 30 /Nga Bekim MEMA/