Deri sa të besojmë një mit legjendë të rremë si Rozafa dhe mos respektojmë një histori të vërtetë si Teuta!
Jo Shkodra, por gjithë Shqipëria vuan nga miti legjendë i Rozafës ardhur nga bizantinizmi i hershëm! Vuan nga goja e keqe e një plaku rrufjan. Nga pabesia e dy vëllezërve. Nga besnikëria kriminale e vëllait të vogël. Nga ligësia e kunatave, nga feminocidi drejt nuses së vogël prej tre vëllezërve që murosin gruan për të ndërtuar kështjellën e tyre idiote! Nga fëmija jetim për çmënduri vëllezërish! Vuan nga ardhja në kohë e një të pa vërtete por historie murrosje popujsh kryesisht sllavë.
Në të kundërt nuk respektojmë një Mbretëreshe si Teuta që Polibi në shërbim të Romës e akuzon padrejtësisht për të justifikuar pushtimin e Ilirisë. Nënçmojmë trimëreshën reale Teuta që sundonte dhe pushtonte sepse ishte e gjallë dhe nuk kishte parime murosje por lufte dhe ndërtimi e mbrojtje shteti.
Deri sa të respektojmë Rozafën e rreme dhe mos vlersojmë Teutën e vërtetë, do vazhdojmë të zvarritemi mbas miteve dhe legjendave të shëmtuara. /Nga Besi BEKTESHI, publikuar në Facebook/