Histeria që ka kapluar disa opozitarë këto ditë, pa dyshim që na ka rënë në sy të gjithëve. Por në fakt me atë që shkruajnë në rrjete sociale nuk po arrijnë asgjë tjetër ,përvecse të bëhen imazhi “keqeshkronjë ” i opozitës .
Ndryshimet e mëdha normalisht janë sfiduese për qeverisje lokale, aq më tepër për një bashki si Shkodra .
E ndërsa shoh shumëkënd që jep mend në rrjete sociale sesi duhet të menaxhohet vetqeverisja vendore, e ndjej detyrim qytetar sot e tutje që publikisht të citoj me emër çdo përfaqësues në Këshill Bashkiak që nuk arrin minimalisht të lexojë një Program Buxhetor, le pastaj të përmbushë detyrimet funksionale që ia citon ligji.
E ndërsa duhej minimalisht të kishin dërguar me shkrim të paktën dy rreshta relacion, se nuk po flas për projekte konkrete zhvillimi, përdorin interesat e ngushta të tyre si instrument për të legjitimuar fjalët pa sens.
“E keqja del me shpirtin” thotë një shprehje e vjetër. E në fakt halli i madh i atyre që shkruajnë këto ditë është se kuptimi [origjinal dhe i plotë] i fjalës demokrat sot po drejton Shkodrën duke i lënë në hije, duke i lënë në fakt aty ku e kanë vendin…te hija. /Nga Blediana OSJA NIKA, këshilltare e PS- së në Këshillin Bashkiak Shkodër/