Në politikën shqiptare, njerëzit si Z. Benet Beci janë tepër të rrallë, ndaj edhe duhen çmuar shumë kur i takon gjatë një rrugëtimi politik apo kur të ofrohen si një mundësi zgjedhjeje.
Z. Beci nuk humb kohë dhe energji duke u fokusuar tek “fajtori”, por i përkushtohet tërësisht “zgjidhjes” më të mirë, si një vizionar i vërtetë. Në këtë mënyrë, ai përpiqet të ofrojë një alternativë të re, ndryshe, duke synuar të nxisë reflektim, dëshirë për të punuar të gjithë bashkë për Shkodrën. Me siguri, kjo është edhe arsyeja që merr vëmendje të vazhdueshme, sepse përfaqëson një model risi të të bërit politikë.
Mendoj që politika ka të mirat dhe të këqijat e saj… Ndoshta janë pikërisht njerëzit si Z. Beci që të bëjnë të kuptosh diferencën në mentalitet të politikave që vetëdorëzohen.
Z. Beci është tjetër model prej sa jemi mësuar, nuk është thjesht shembulli i një lideri politik, por edhe i një lideri shpirtëror që po udhëheq në mënyrën më të mirë këtë forcë të madhe politike në kryeqëndrën e Veriut.
Nuk kam dëgjuar një njeri që mund të thotë kam pasur një konflikt me Z. Beci, tha këtë fjalë apo atë tjetrën; këtë e pranojmë të gjithë, jo vetëm me fjalë, por edhe me heshtje…!
Porsa e takojn Z. Beci, të bën përshtypje thjeshtësia e tij, karakteri me modesti proverbiale.
Është tjetër profil Z. Benet Beci, nuk shan, as fyen kurrë, nuk e ngre zërin asnjëherë, është njeri i ditur, është njeri i punës, e do popullin e tij, e do Shkodrën. Sapo e dëgjojnë tek flet për Shkodrën kuptojnë thelbin e ndjesisë që ka për qytetin e tij.
Z. Beci teksa e përshkruan atë, mirëfilli e kupton që e përcepton si vlerë dhe pasuri kombëtare. Gjithashtu, dua të shpreh se ndihem shumë e nderuar që jam pjesë e listës së këshilltarëve bashkiakë për Partinë Socialiste.
Nga ana tjetër, e gjithë jeta ime profesionale është fokusuar në fushën e Arsimit, duke kontribuar në mësimdhënie, drejtim dhe së fundmi me studime për çështje të caktuara të kësaj fushe.
Jam përpjekur gjithnjë të jap maksimumin tim, duke përmbushur me sukses detyrat e përgjegjësitë në secilin prej këtyre roleve; kjo pasi kam besuar gjithmonë se fillimisht duhet të jemi vetë një model pozitiv, i besueshëm e koherent në profesionin tonë, pastaj të kërkojmë llogari për gjërat që nuk shkojnë siç duhet…
Do të vazhdoj të kontribuoj po njësoj, duke vlerësuar siç duhet çdo mundësi të dhënë.
Së fundmi, ju ftoj të gjithëve të vlerësoni e të votoni kandidimin e Z. Benet Becit si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Shkodër ,ai përfaqëson denjësisht qytetin e tij. Si njeri i arsyeshëm, e kupton nevojën që ai ka për të tjerët dhe të tjerët kanë për të. Si një njeri i ditur e me shumë përvojë profesionale, di ta përkthejë në vepër vizionin që ka për Shkodrën!
Përparim apo regres…??? Duhet punë, jo fjalë! Ndoshta më shumë se kurrë, sot jam e bindur për shprehjen: Shkodra bëhet me shkodranë si Z.Benet Beci. /Nga Blediana OSJA NIKA, publikuar në Facebook/