Edhe para do vitesh u vunë do dërrasa, me kontributin e qytetarëve por nuk pati paralajmërim për gjobë si ndërhyrje e paligjshme, sepse nuk kishte qasje politike. Ishte shqetësim qytetar.
E sot pa çu mirë dërrasat bashkia përveçse si shpëtimtare, na doli që ditka me nxjerrë edhe fall…
Kam mendu që Bardhi nuk po ban politikë. E paskam pasë gabim. Ban politikë e ndryshe prej ndrikullës që i binte ballit, kryebashkiaku përdor masha.
LEXONI EDHE: VIDEO – Bashkia nis riparimin e urës së vjetër të Bunës, DRTK Shkodër i kërkon të marrë leje në ministri…?!
Me ditë të tana fb mbushë, portalet plot. Tu qa hallin e Urës së Bunës dhe me të drejtë. Asht monument kulture. Asht simbol i këtij qyteti, sikur Kalaja Rozafat. Rrezikon dhe kalimtarët.
Por me e pasë seriozisht me kët qytet, Bardh Spahija nuk bllokonte për një firmë investimin e DPSHTRR për terminalin e autobusëve në Shkodër, me muaj.
LEXONI EDHE: “Bashkia veproi në shkelje të ligjit”, DRTK Shkodër reagon për riparimin e urës së vjetër të Bunës: Kërkuam mbylljen…
Asht gjetë trualli, projekti gati. Lekët janë, mungonte vetëm dakordësia. Pse? Sepse nuk pranojmë investim nga shteti kur e majta qeveris. Edhe pse ky nuk është investim nga buxheti i shtetit por nga DPSHTRR.
Jeni të parashikueshëm deri në mërzi. Një deja vu që nuk merr fund. /Publikuar në Facebook nga Brunilda DIBRA, gazetare/