Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në një lokal në Tiranë. “News 24” raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”, tek pallati i quajtur “Grand” në kryeqytet.
Ka pasur një konflikt verbal që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit. Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë identifikuar si Jetmir Marashi dhe Altin Gjoka.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.