Godina dykatëshe që shënoi historinë e alfabetit të shqipes së njësuar është sot një bukuri e plagosur (rrënuar).
Në foton bardhezi shihet katedra intelektuale që na dha gjuhën e sotme që sot fatkeqsisht mezi mbahet.
Më 22 nëntor 1908- “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e ‘Frashërit’ e ‘Bashkimi’. Çdo tjetër, përjashtue”. Përmes nji telegrami At Gjergj Fishta e lajmëronte me këto fjalë Abatin e Mirditës Prenk Doçi për fjalorin që atë mot e sot, përdorim për shqipen e njësueme.
Ai fjalor është veçse një prej shumë punëve të vyeme të Shoqërisë Bashkimi, themelue prej Abatit pikërisht në këtë godin duke mbledhë rreth vedit ajkën e kohës imzot Lazër Mjedën e Imzot Jak Serreqin, Dom Ndoc Nikaj, Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, e më vonë, Luigj Gurakuqi.
“Abetari i citun prej shoqniet t’Bashkimit të giuhës shqype” dhe “Oroe përmbi shqyp” janë dy veprat e para të botuara nga Shoqëria “Bashkimi” ndërsa në vitet 1899-1908 ajo botoi 32 vepra mes të cilave edhe Fjalorin Shqip-Italisht me më shumë se 13 mijë fjalë.
Uroj njerzit që e duan qytetin e duan të bukurën të kujtohen për këtë vend. Pse jo të kthehet edhe në muze! /Nga Dom Artur JAKU, publikuar në Facebook/