Për të gjithë të interesuarit në lidhje me konfliktin Izrael- Hamas në Gaza, mund të gjeni me mesazhet e para intervistën e realizuar sot në darkë me gazetarin dhe mikun tim Besard Jacaj në Klan News.
Përdorimi i jashtëzakonshëm, jo propocional i Forcave Ajrore, tankeve dhe artilerise së rëndë, targetimi i rreth 50.000 objektivave në territorin më të banuar të globit, ka sjellë shkatërrimin e pjesshëm të 253.000 banesave, shkatërrimin e plotë të 52.000 banesave, shkatërrimin e 194 xhamive e kishave, dëmtimin e 270 shkollave dhe vrasjen e 60 gazetarëve, duke tejkaluar ndjeshëm kushtet e vetëmbrojtjes.
Vrasja dhe plagosja e më shumë se 92.000 shtetasve kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar është jo vetëm i papranueshëm por edhe i dënueshëm dhe krejtësisht i pajustifikueshëm, duke tejkaluar dhe dhunuar të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Hamasin. Sulmet me raketa në territorin e Izraelit kundër popullsisë civile janë të papranueshme dhe nuk ndihmojnë në arritjen e armëpushimit.
Shkatërrimi i infrastrukturës në këtë sasi kerkon ndryshimin e taktikave të luftës nga ushtria e Izraelit, pasi këto operacione po kundërshtohen si asnjëherë më parë nga gjithë komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkohë, Hamasi duhet urgjentisht të lirojë pengjet dhe fillimi i negociatave midis Katarit dhe shefit të Mosad- it na jep shpresë për përmbushjen e kësaj kërkese.
Cila do të jetë e ardhmja e kryeministrit Netanjahu, pse u vranë pengjet izraelite nga ushtria, intensifikimi i dhunës së kolonëve në Bregun Përendimor dhe përgjigjet e disa pyetjeve të tjera, mund ti gjeni në këtë intervistë.
Urojme dhe lutemi që ky konflikt të përfundojë sa më shpejt dhe që ngjarje si ato të datës 7 tetor dhe të atyre që vazhduan për rrjedhojë të mos përsëriten më asnjëherë.
Zgjidhja e vetme e këtij konflikti është përmes zgjidhjes politike, historia ka treguar së asnjë konflikt nuk është zgjidhur nëpërmjet përdorimit të forcës.
Zgjidhja e vetme është krijimi i shtetit të Palestinës dhe largimi i tyre njëherë e përgjithmonë nga përdorimi i sulmeve dhe i dhunës kundër Izraelit. /Nga kolonel Dritan DEMIRAJ, publikuar në Facebook/
KLIKONI KËTU PËR TË PARË INTERVISTËN E PLOTË TË KOLONEL DRITAN DEMIRAJ