-Çdo herë që sëmurem, më tha një mik me një thes hedhur mbi sup, blej ilaçet. Çdo herë që shërohem, më teprojnë ilaçet. Këtë thes e kam plot me ilaçe të tepërta. Thesin po ta mbaj, s’më duhet. Thesin po ta hedh, më vjen keq. Mos më këshillo të sëmurem që të mos i hedh por t’i përdor ilaçet. Mos më thuaj të shërohem që ilaçet të mos më duhen. Ato s’i bëj dot. Hallin e kam ça të bëj me këtë thes me ilaçe të tepërta
-Hidhe, dhe u kry, i thashë mikut.
Nuk u bind. Iku i kërrusur duke u menduar ta hedhi a mos ta hedhi në plehra thesin me ilaçet e tepërta.
Të panevojshme, me afat skadimi, me çmim të kripur, me paqartësira rreth përdorimit, të dyshimtë sa i përket efektshmërisë, sidomos për faktin se të dyja vijnë nga i njëjti Doktor, ngjajshmëria mes ilaçeve të vjetra dhe partizave të reja, është më se evidente.
Kjo partiza me emër “Djathtas 1912”, për shembull, kjo që u formua njëdizanj dhe pretendon udhëtim të orientuar në mes të Saharës sonë politike ku ka vetëm rërë dhe asnjë orientim hapsinor majtas apo djathtas, para apo prapa, kjo të 10 së qeshuri. Shtoi 1912, grotesku arrin kulmin, dhe Teatri, ai që u shemb, duke u bërë totalisht absurd, lumturon edhe më skeptikët. Partiza Djathtas i hoqi barrakës PD një dërrasë. E la me 1 dërrasë magut.
Për një barrake të shpartalluar që era ja ka marrë tjegullat, shiu ja ka fut ujin në palcë, dhe të shumtat e dërrasave i ka mangut, punemadhe fort se mbeti edhe me një tjetër dërrasë mangut.
Partiza Djathtas është një eksperiment i bërë dhe i dështuar kushedi sa herë, një foshnjë e vdekur në shpërgënj, një qime bythe Doktor Penxhereje, një cifël, apo një ashkël, nga barraka e shembur e Sali Kullës.
Pse u duhet shqiptarëve kjo kalibe qeni bosh në qoshe të oborrit, ky qymez me dy a tre gjela pa asnjë pulë ?
Mendohu dit e nat pa u ndalur. Përplase kokën pas murit. Pyet pleq mjekërbardhë. Ik këshillohu me murgj tibetianë. Mos lër libër dhe enciklopedi pa çfletuar. S’ke për ta gjetur kurrë pse një cifël vlen më tepër se barraka prejnga cifla u shkul.
Shqiptarët nuk duan partiza të reja që vijnë era sume Sali Kulle pa asnjë të ardhme, që duken si kamerdare shpëtimi kur barka merr ujë dhe minjtë nguten të gjejnë brimë.
Burri që në politikë humb, nuk formon partizë. Merr xhaketën nga gozhda ku e ka varur, dhe ikën.
Burri që formon partizë nuk ka qënë kurrë politikan. Burreci që formon partizë është një materialist mbijetues përmes politikës. Politikën nuk e ka në thua. Aq më pak ideal apo ëndërr që dëshiron ta bëjë realitet. E ka lopë që e mjel.
E trishtë, por e vërtetë: Nja dy a tre partiza që kanë formuar çunat e oficerave duken më të hajrit, më me këmbë në tokë, më të freskëta, më energjike se partiza e djathtë cifël e saposhkulur nga dërrasat e kalbura të barrakës së shembur. Nuk do kenë të ardhme. Por janë më kompakte se kjo mavria me këtë palo emër e atë jazëk datë.
Partizat cifla, Edi Rama i rrafshon të gjitha brenda ditës. Jo vetëm Shtatlartësia. Nesër-pasnesër Kryetare e Partisë Socialiste, partizat e djathta dalë nga barraka e Sali Kullës, i zhduk nga faqja e dheut brenda javës Elisa Spiropali, brenda muajit Mimi Kodheli, brenda tre muajve Taulant Balla & Bella Compania.
Partiza e djathtë e sapoformuar të lë shijen e keqe të një dukurie të turpshme. Atë se po të kesh vuajtur disa vite burg shpallesh poet i madh. Po të kesh lindur në internim, je mendimtar gjenial. Nëse komunistat ta kanë vrarë apo varur babain ose gjyshin, e ke të sigurtë një karrike në Parlament. Këto turpe e këto tmerre i shpiku Sali Kulla n’at fillim. Kur e dyndi Partinë Demokratike me spiuna dhe hajduta. Kur ju duk e kollajtë se me të tillë do ta shtynte përgjithmonë, por gjeti belanë.
Partiza e djathtë, dhe asnjë parrizë, nuk mund të mbështetet në determinizëm absurd, irracional. Duan-s’duan të majtët, të djathtët, qëndrorët, margjinalët, Natyra është dialektike, kaotike, e paparashikueshme. Për mendjet e cekëta, parashikueshmëria do ishte mrekulli. Por halli se parashikueshmëria, jo vetëm nuk funksionon, por dhe vret. Kush është persekutuar, me mbarimin e persekutimit, ka mbaruar historinë e vet. Stafetën e merr tjetri, i riu, i shkolluari, i vullnetshmi, idealisti, që di dhe bën modifikimet e duhura që tash e tutje të ketë sa më pak burgje, të burgosur, persekutime.
Skemat komuniste qeverisëse të Doktor Penxheresë me spiuna, hajduta, klientë, mercenarë, dhe një Sali Kullë në krye deri në vdekje biologjike natyrale, nuk mund të funksionojnë më, u ka shterrur vaji i kandilit, s’ka mbetur shqiptar tu besojë. Pasi humb, miu mbetet, burri ikën.
Idealisti, trimi, vizionari, që ikën bën çmos nga atje ku vete të ndihmojë sa mundet që në vend të barrakës së shpartalluar materialiste klienteliste, të ndërtohet një tempull madhështor graniti që nuk e shembin dot kurrë Rama, Spiropali, Kodheli, Balla & compania Bella.
Që Karipllari dhe karipllarët e kudondodhur të përdorin oportunizmin e fëlliqët për tu paguar me llallallara, Fevzo Varkari ta përdori televisionin për tu dhjamur, dhëndërri boshnjak vjehrrin sërb për të ngritur pallate abuzive dhe blerë shtëpi e vila anembanë botës, këtij turpi duket se i ka ardhur fundi, kjo llaftari s’ka gjasa se do ndodhi më.
Ju të partizave që vini me ilaçe të vjetra nga barrakat e shpartalluara, mjaft me shakara makabre. Bëni mirë të ikni pa nisur furtuna. Partizat tuaja nuk janë djepe, janë arkivole. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/